Plotësohet dëshira e Nagelsmann: Ky është një lajm shumë i bukur për klubin

14 Janar 2022
20:01
Denis Hakanaj
back button

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich, ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me rinovimin e kontratës së Kingsley Coman deri në 2027-ën:

“Kisha shprehur dëshirën që kontrata e tij të zgjatej. Jam shumë i gëzuar, ky është një lajm shumë i bukur për klubin. Ka cilësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Nagelsmann.

“Hasan Salihamidzic dhe Marco Neppe kanë bërë një punë shumë të mirë. Kemi një bazë shumë të mirë njerëzore dhe sportive. Është një djalosh i mirë dhe një lojtar i jashtëzakonshëm. Jemi të lumtur që do të qëndrojë me ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit