Plotësohet kërkesa e Juventus-it, ylli largohet për 85 milionë euro

16 Qershor 2022
16:51
Denis Hakanaj
back button

Duket se duhet pritur akoma edhe pak kohë për goditjet e Juventus-it në merkato. Goditja e parë do të jetë rikthimi i Pogba, i cili do të zyrtarizohet vetëm në korrik.

Ndërkohë, marrëveshja e Di Marias nuk është zhbllokuar dhe drejtuesit e Juventus-it nuk kanë negociata të tjera të avancuara. merkato ka ngecur, grumbullimi i verës po afron dhe Massimiliano Allegri nuk është aspak i qetë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, e ardhmja e Matthijs de Ligt është e paqartë.

“Negociatat janë duke u zhvilluar për momentin dhe kur të vijë koha do të vendos nëse do të rinovoj apo do të shikoj diku tjetër. Unë gjithmonë shikoj atë që është më e mira për mua për sa i përket një projekti sportiv.

“Dy vende të katërta radhazi nuk mjaftojnë, do të duhet të bëjmë disa hapa përpara në atë drejtim sepse këto janë rezultate zhgënjyese. Juve është një klub që dëshiron dhe duhet të bëhet gjithmonë kampion”.

Kështu ka folur mbrojtësi holandez ka folur së fundmi për të ardhmen e tij. Në pritje të lajmeve për rinovimin deri në vitin 2026, klubet më të mira europiane janë në dritare për ish-kapitenin e Ajax-it.

Sipas asaj që raportohet nga ‘todofichajes.com’, Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe PSG do të ishin të gatshëm të investonin 85 milionë eurot e kërkuara nga Juventusi, në rast të një tym të zi për rinovimin dhe shitjen nga bardhezinjtë.

Barcelona, ​​nga ana tjetër, duke parë situatën ekonomike të klubit, do të ishte e gatshme ta merrte De Ligt vetëm pas skadimit të kontratës aktuale. Gjithsesi, për xhevahirin holandez ka një radhë dhe tashmë bardhezinjtë janë të paralajmëruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit