“Po dëgjoj gjëra pa kuptim”, Spalletti i shqetësuar nga Milan-i: Ja pse nuk e doja përballë

17 Mars 2023
16:44
Denis Hakanaj
back button

“Nuk do të kisha preferuar të përballesha me një italiane. Milan-i është një klub me eksperiencë të madhe dhe me histori fituese”. Këto kanë qenë fjalët e Luciano Spalletti për shortin e Champions League.

“Kundër Eintracht kemi fituar një ndeshje të rrezikshme, sepse kur të gjithë thonë se je favorit për t’u kualifikuar në raundin tjetër, presioni psikologjik ndaj ekipit rritet ndjeshëm.

“Më pas lumturia ka qenë e madhe sepse kemi realizuar një arritje historike. Por është edhe e vërtetë se lumturia zgjat deri në raundin e radhës, dhe ky qytet meriton një lumturi gjithmonë dhe më të madhe.

“Unë do të kisha preferuar të mos përballesha me një italiane. Më pas, vetëm ata që nuk marrin vesh nga futbollit mund të flasin për short të favorshëm. Vetëm Real-i ka fituar më shumë Champions se Milan-i. Dhe vetëm Paolo Maldini ka fituar pesë.

“Milan-i ka një histori që flet në favor të tyre. Eksperienca në fushën ndërkombëtare, të gjithë e dinë se është shumë e rëndësishme. Dhe në këtë këndvështrim Milan-i është i favorizuar. Ndër të tjera ka eliminuar një skuadër shumë të fortë si Tottenham.

“Po dëgjoj se jemi nga ana e lehtë e tabelës. Po kush e thotë se është kështu? Duhet të jemi të ekuilibruar në vlerësimet që bëjmë, rezultatet nuk arrihen me fjalë.

“Milan-i është në rritje të vazhdueshme, ka kaluar një moment të errët në këtë sezon dhe ka gjetur mënyrën për të dalë nga një situatë e vështirë. Na presin 3 ndeshje të përafërta kundër tyre dhe do të fitojë skuadra që do të jetë më e përgatitur dhe më në formë. Milan-i është një kundërshtarë shumë i rëndësishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit