“Po më shpëtonte, por për herë të parë…”; Yamal tregon momentin qesharak pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

12 Dhjetor 2024
14:27
Alfred Lleshi
back button

Në një natë spektakolare të Champions League, skuadra e Barcelonës triumfoi 3-2 kundër Borussia Dortmundit, falë edhe performancës së shkëlqyer të Lamine Yamal. Talent i ri i klubit katalanas dha asistin vendimtar për Ferran Torres, ndaj u u shpall ‘MVP’ i ndeshjes nga UEFA.

Pas triumfit në tokën gjermane, Yamal ndau një episod interesant, që ndodhi gjatë testit antidoping. Në një intervistë për “Football Movistar Plus+”, 17-vjeçari rrëfeu: “Po më shpëtonte! Dhe për herë të parë që po më shpëtonte (urina), nuk më morën që të bëja testin antidoping”.

Ky moment humoristik nuk e zbeh aspak rëndësinë e performancës së tij në fushë, ku Yamal vazhdon të tregojë pjekuri dhe aftësi teknike të rralla për moshën e tij. Një talent që shkëlqen natyrshëm. I pyetur për teknikat e tij të veçanta, si goditjet me pjesën e jashtme të këmbës, Yamal tha: “Më vjen natyrshëm, nuk është se e stërvis shumë. Është diçka që më vjen spontanisht”.

Në moshën vetëm 17 vjeç, Yamal është kthyer në një nga lojtarët më premtues në futbollin europian, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për Barcelonën dhe Spanjën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit