“Po na shkatërrojnë lojtarët e Inter-it”, shpërthejnë protestat e italianëve pas ndeshjes me Kroacinë

25 Qershor 2024
14:50
Denis Hakanaj
back button

Italia ka arritur të sigurojë kualifikimin në 1/8-at e Euro 2024 pas një barazimi 1-1 në minutën e 98-të kundër Kroacisë në ndeshjen e fundit të Grupit B, ku bënte pjesë edhe Shqipëria.

Megjithatë, tifozët italianë nuk janë aspak të kënaqur dhe kritikat e ashpra nuk kanë munguar kundër lojtarëve të Spalletti-t pas ndeshjes kundër Kroacisë.

Në shënjestrën e tifozëve kanë përfunduar kryesisht lojtarët e Inter-it. Nga Dimarco te Darmian, duke kaluar nga Frattesi, pa harruar Barella-n dhe Bastoni-n.

Një tifoz ka shkruar në X: “Blloku i lojtarëve të Inter-it duhet të zgjohet… përndryshe duhet ta shpërbëjmë”.

“Kur luajnë në Europë, me përjashtim të finales, bëjnë gjithmonë për të qeshur, nuk ka ndihma në Europë”, ka shkruar një tifoz tjetër.

Një tjetër ka shkruar: “Nëse Spalletti lë jashtë formacionit Dilorenzo-n, Jorginho-n, Frattesi-n dhe ndoshta Dimarco-n, shkojmë në finale”.

“Është e kotë ta mohojmë, ndeshja ndryshoi kur u futën në fushë Chiesa, Fagioli dhe Zaçagni… ju të bllokut Inter duhet ta pranoni”, ka qenë një koment tjetër.

Një tjetër tifoz ka shkruar: “Grupi i kombëtares është shkatërruar nga blloku i lojtarëve të Inter-it”.

“Pavarësisht lojtarëve të Inter-it, ia dolëm”, ka shkruar një tifoz tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit