“Po ndodhin gjëra në prapaskenë”, Arteta konfirmon se Arsenali po shet yllin e ekipit

25 Korrik 2024
9:41
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se Topçinjtë janë në bisedime për të shitur Emile Smith Rowe.

Mesfushori 23-vjeçar nuk luajti në miqësoren para-sezonale kundër Bournemouth të enjten, më 25 korrik.

Ndeshja përfundoi 1-1 pas 90 minutave, por Topçinjtë fituan 5-4 me penallti. Smith Rowe u la në stol nga Arteta, edhe pse trajneri bëri 10 ndryshime.

Ndërsa shpjegoi pse Smith Rowe nuk luajti, Arteta pranoi se lojtari ishte duke u larguar nga klubi. Në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit tha:

“Ka gjëra që ndodhin në prapaskenë, kështu që ne menduam se ishte më mirë të mos e aktivizonim atë”.

Siç raportohet nga Metro, Arsenali është afër një marrëveshjeje prej 35 milionë sterlinash me Fulhamin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit