“Po nuk fitove revanshin harroje duelin me mua”

29 Tetor 2019
9:39
Gentian Spiri

Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka bërë me dije se nuk do të duelojë me Anthony Joshua në rast se ky i fundit nuk fiton revanshin ndaj Andy Ruiz Jr. Kjo përballje mes Joshua dhe Ruiz do të zhvillohet më 7 dhjetor në Abu Dhabi, me meksikanin Ruiz që mban titujt e peshës së rëndë (IBF, WBA dhe WBO).

Boksieri britanik Tyson Fury

Fury shpreson të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës i këtij Divizioni, teksa ka shënjestruar edhe një revansh me Deontay Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC. Gjithsesi, Fury pëlqen më shumë një duel mes dy boksierëve britanikë, mes tij dhe Joshua, që mund t’i mbushë edhe xhepat.

Nëse Joshua humbet sërish, nuk ka asnjë shans të duelojë me mua. Më vjen keq, por kjo është e sigurt. Ndaj, e ftoj Joshua të jetë i kujdesshëm dhe ta fitojë këtë revansh me Ruiz. Unë do të bëj tifo për të më 7 dhjetor”, u shpreh Tyson Fury, që shpreson të fitojë patrioti i tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit