Po rikuperon nga dëmtimi i rëndë, në Brazil e presin Neymar në kombëtare që në nëntor

18 Tetor 2024
13:13
Telesport
back button

Nëse Brazili i trajnerit aktual Dorival Junior është i mbushur me yje, nga Vinicius e Rodrygo deri te “baby Endrick”, ka ende një top lojtar që ka munguar prej muajsh. Ky është Neymar Junior, i cili që nga viti 2023 nuk e ka veshur më fanellën e Seleção.

Lojtari po rikthehet gradualkisht në formë pas dëmtimit të rëndë, këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut. Ai që mezi pret rikthimin e sulmuesit të Al Hilal është Rodrygo.

Dua që të kthehet sa më shpejt dhe unë e di se ai është duke u përmirësuar çdo ditë. Ai është rikthyer në stërvitje me grupin dhe tani duhet të presim. Shpresoj që ai të jetë në grumbullimin e ardhshëm me Seleção”, tha Rodrygo.

Sulmuesi brazilian i është rikthyer stërvitjeve me Al Hilal, siç e ka treguar së fundmi edhe video e postuar në rrjetet sociale nga klubi saudit. Ish-lojtari i Barcelonës u shfaq në formë edhe pse ai po ndjek një program të veçantë rikuperimi me trajnerin fizik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit