Duket se situata te skuadra e Real Madrid është përmirësuar disi javët e fundit, një ekip që po fiton dhe mbi të gjitha po shënon. Dhe mes atyre që po gjen golin në mënyrë konstante është sulmuesi francez Kylian Mbappe.
Ky lajm ka gëzuar trajnerin Carlo Ancelotti, që shprehet optimist për Mbappe dhe skuadrën e tij. “Mendoj se Kylian ishte autokritik me të gjithë. Ai doli me sukses nga një situatë që mund të ishte e komplikuar për të”, tha Ancelotti.
Më tej, trajneri italian shtoi: “Mendoj se periudha e tij e përshtatjes me Real Madrid mbaroi dhe ai po e dëshmon këtë gjë në fushë me golat e tij. Besoj se nuk gaboj në këtë drejtim, pasi kemi nevojë për golat dhe besimin e tij”.
Duke folur për periudhën e pushimit, ai shtoi: “I kemi dhënë një program individual lojtarëve, por kur të kthehen, do të kthehen mirë. Kemi një ndeshje shumë shpejt, më 3 janar, duhet të jemi të përgatitur. Por jam i qetë, lojtarët mund të pushojnë”.