Po shkëlqen me Leverkusen, ekipet “big” në Premier kërkojnë yllin e skuadrës së Xabi Alonso

27 Mars 2024
13:04
Telesport
back button

Ekipet “big” në Premier League kanë nisur të interesohen për sulmuesin e Bayer Leverkusen, Victor Boniface. Në sezonin e tij të parë me ekipin e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso, sulmuesi ka realizuar 10 gola në 16 ndeshje në Bundesliga.

Sipas “Sky Germany”, 23-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave angleze, por pa bërë me dije emrat e tyre. Këtë sezon, në total, Boniface ka luajtur ne 23 ndeshje dhe realizuar 16 gola.

Ekipi i Leverkusen dëshiron ta mbajë nigerianin, por do të ishte i gatshëm të bisedonte me klubet nëse ofertat prej më shumë se 50 milionë euro. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me ekipin gjerman.

Leverkusen nënshkroi Boniface nga skuadra belge Union Saint-Gilloise për një tarifë të raportuar prej 20 milion eurosh në korrikun e vitit të kaluar, por vlera e tij është dyfishuar në pak muaj.

Boniface ende nuk është paraqitur në fushë gjatë këtij viti, pas operacionit që kreu në aduktor në janar. Gjithsesi, sulmuesi është rikthyer në stërvitje me shpresën për të luajtur ndeshjen e tij të parë që nga 20 dhjetori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit