Po shkëlqen në Premier, Tottenham arrin marrëveshjen verbale me kapitenin për rinovimin e kontratës

11 Mars 2024
11:42
Telesport
back button

Me 13 gola dhe gjashtë asistime, Heung-min Son ka një nga paraqitjet më të mira këtë vit në Premier League. Dhe, pikërisht për këtë arsye, Tottenham po fokusohet fuqishëm te rinovimi i kontratës se koreano-jugorit.

Aktualisht, Son i skadon kontrata në qershor 2025, por sulmuesi korean është i lumtur te Spurs, ndaj dhe është dakord për një rinovim të kontratës përtej kësaj date. Sipas asaj që raportohet nga “Give Me Sport”, klubi londinez është i sigurt për këtë rinovim.

Në javët e fundit, drejtuesit kanë punuar për këtë çështje dhe praktikisht kanë arritur një marrëveshje në parim me lojtarin. Së shpejti pra, Son duhet të rinovojë kontratën e tij dhe të zgjasë përvojën e tij në Tottenham.

Son luan me skuadrën e Tottenham që prej vitit 2015 dhe në 386 ndeshe zyrtare me londinezët ka realizuar 158 gola. Pas largimit të Kane dhe Lloris, ai ka marrë shiritin e kapitenit te Spurs, duke e përligjur besimin e trajnerit dhe klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit