Po shkëlqen në Superligën turke, skuadra arabe bën ofertën e majme për sulmuesin veteran

28 Mars 2024
8:39
Telesport
back button

Aventura e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko me Fenerbahce mund të përfundojë pas vetëm një sezoni. Pasi mbërriti në kryeqytetin turk verën e kaluar me parametrin zero, pas përfundimit të kontratës së tij të mëparshme me Inter, qendërsulmuesi mund të bashkohet me disa kolegë në Pro Ligën Arabe.

Siç raporton portali “Sportam”, ekipi arab i Al Hilal, i drejtuar nga trajneri portugez Jorge Jesus, është interesuar për të blerë sulmueisn 38-vjeçar. Madje oferta financiare për Dzeko do të ishte shumë e kënaqshme për një sulmues që po i afrohet të 40-ave.

Sauditët do të ishin gati t’i jepnin Dzekos një pagë vjetore prej 11 milionë eurosh. Sulmuesi boshnjak ka një kontratë me Fenerbahce deri më 30 qershor 2025 dhe në këtë sezon të parë në Superligën turke ka realizuar 22 gola në 37 ndeshje në total.

Gjithsesi, atij i është hapur mundësia për të pranuar këtë ofertë joshëse nga Arabia Saudite përpara se të përfundojë njëherë e mirë karrierën e tij. Palët kanë nisur bisedimet, ndaj transferimi mund të konkretizohet para Europianit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit