Momente frymëmarrje për Manchester United, që mundi 2-1 Brentford dhe merr tri pikë që e ngisin disi në renditjen e Premier League. Një nga protagonistët e këtij suksesi është mbrojtësi i ri danez Rasmus Hojlund, që shënoi golin e fitores për “djajtë e kuq”.
21-vjeçari, që shënoi golin e parë në kampionat këtë sezon pas dëmtimit, beson se kjo sfidë mund të shënojë kthesën për Manchester United. “Dëmtimi ka qenë i bezdisshëm dhe u desh pak kohë për të rikuperuar. Tani ndihem mirë dhe i gatshëm të vazhdoj përpara”, tha Hojlund.
“Unë u përpoqa të fokusohem në faktin se jam shumë i privilegjuar të jem një futbollist profesionist. Natyrisht, ky sezon ka anët negative dhe pozitive, marrim kritika, por gjithashtu ndonjëherë jemi superyje. Gjithsesi, unë po e jetoj ëndrrën çdo ditë”, u shpreh më tej sulmuesi danez.
“Unë jam duke luajtur për Manchester United dhe jam krenar. Jemi një grup i ri, që po ecën në drejtimin e duhur dhe ndjekim këshillat e trajnerit. Nuk është e lehtë për ata që janë përreth nesh e që na mbështesin të shohin këto rezultate, por duhet pak durim dhe frutet do të shihen”, tha Hojlund.