Fakti që Copa America zhvillohet në Brazil ka befasuar shumë njerëz, duke parë gjendjen shëndetësore të kontinentit. Një lojtar ka kritikuar federatën që ka hapur një dosje për të.
Marcelo Moreno Martins, sulmues dhe figura kryesore e kombëtares së Bolivisë, ka publikuar hapur në rrjetet sociale kritikat ndaj organit kontinental:
“Faleminderit juve të CONMEBOL për gjithë këtë! Është i gjithë faji juaj!!! Nëse një person vdes, çfarë do të bëni? Ajo që ka rëndësi për ju janë vetëm paratë. Jeta e lojtarëve vlen diçka?”.
Marcelo Moreno Martins speaks out to CONMEBOL, how they care about money over somebody's life.
He's 100% right but will get a suspension now without a doubt. Imposing your authority like this kills the concept of free speech. When can this be called slavery?#CopaAmerica2021 pic.twitter.com/htzY5gmJRl
— Brian Bertie (@BrianBertie1998) June 15, 2021
Golashënuesi më i mirë i kombëtares së tij ka përdorur këtë mesazh të shoqëruar me fotografinë e shokut të tij të kombëtares që bën një tampon të publikuar në Instagram.
CONMEBOL nuk e ka marrë shumë mirë dhe ka nisur një procedurë disiplinore ndaj sulmuesit 33-vjeçar, që bashkë me shokë të tjerë të skuadrës ka munguar në ndeshjen kundër Paraguait pikërisht sepse kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.