PO VJEN DITA! Salah e ka vendosur destinacionin e ri pas largimit nga Liverpool

17 Tetor 2024
16:26
Telesport
back button

Mohamed Salah nuk ka më vend te Liverpool. Mosha bën të vetën dhe rendimenti bie. Sipas mediave angleze, e ardhmja e sulmuesit anësor është Arabia Saudite.

Me një kontratë deri në qershor 2025, atij i lejohet të largohet me parametra zero në merkaton e verës dhe tri klube arabe janë gati t’i ofrojnë pagë 150-200 mln euro në sezon.

Gjatë epokës Klopp, egjiptiani ka qenë një element kyç në “Anfield”, duke fituar kampionatin anglez dhe Champions League.

Salah tashmë duhet të zgjedhë mes Al-Hilal, Al Nassr dhe Al Ittihad, klube që janë të gatshme të paguajnë pambarim për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit