Po zhgënjen në debutimin me “djajtë e kuq”, mesfushori kërkon të huazohet dhe të luajë më shumë

27 Mars 2024
11:00
Telesport
back button

Mesfushori maroken Sofyan Amrabat nuk po kalon një sezon të mirë me Manchester United, ekip ku u huazua nga Fiorentina në gusht të vitit të kaluar. Në total, lojtari ka luajtur në 22 ndeshje me “djajtë e kuq” (14 në kampionat).

Gjithsesi, ai ka qenë titullar vetëm në 7 ndeshje, shumë pak për një lojtar që erdhi më shumë bujë në gusht, por që ka zhgënjyer deri më tani në fushë. Kjo është për fakt të disa problemeve fizike, që e lanë jashtë fushës.

Për pasojë, Sofyan Amrabat ka kërkuar sërish të gjejë një ekip tjetër për sezonin e ardhshëm, për t’u huazuar në një skuadër ku mund të luajë më shumë. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja “The Sun”.

Për pasojë, ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e marokenit, nëse do të luajë sërish me Manchester United, do të kthehet te Fiorentina apo do të gjejë një ekip të ri. Për 27-vjeçarin ka mjaft kërkesa si në Itali ashtu dhe Angli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit