Pochettino flet sërish për Mbappe: Klubi po bën gjithçka, i takon atij të vendosë

14 Tetor 2021
10:42
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Mbappe mbetet e pasigurt, midis opsionit magjepsës të Real Madridit dhe mundësisë së rinovimit me PSG. Kontrata e francezit skadon në qershor 2022, aktualisht ekziston një rrezik real që Kylian të largohet falas, por Pochettino shpreson për një ndryshim mendjeje: “Mbappe është i qetë, nuk kam dyshime për profesionalizmin e tij, është mjaft i pjekur për të menaxhuar situata të caktuara.

Për të ardhmen do të marrë vendimin që duhet të marrë dhe klubi do të bëjë gjithçka të mundshme për ta mbajtur atë, sepse ne po flasim për një nga lojtarët më të mirë në botë, me potencial të madh dhe vetëm 22 vjeç. Klubi do të përpiqet ta bindë dhe joshë atë. Si trajner do të isha i lumtur nëse do të qëndronte këtu për shumë vite.

Intervista e tij? Mbappe komunikoi se cili ishte pozicioni i tij disa muaj më parë, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. Kam shpresën se klubi do t’i ofrojë atij çfarë duhet për të qenë i lumtur këtu, pastaj i takon Kylian të vendosë. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2022 dhe deri atëherë ka një shans që ai të ndryshojë mendje”, – tha trajneri argjentinas për “Cadena Cope”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit