Pochettino, i magjepsur nga Verratti: Ja pse është një nga më të fortët me të cilët kam punuar

3 Dhjetor 2021
18:04
Denis Hakanaj
back button

Marco Verratti është një nga shtyllat e PSG-së prej shumë vitesh tashmë.

I transferuar në Paris në 2012-ën, mesfushori italian ka shkëlqyer në Francë.

Mauricio Pochettino i ka thurur elozhe kampionit të Europës në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Lens:

“Marco është shumë i fortë, shumë konkurrues. E shikojmë në ndeshje, por edhe në stërvitje. I pëlqen të rrezikojë”, ka thënë trajneri argjentinas.

“Nuk ka patur fat me dëmtimet e shkaktuara nga goditjet që merr, por është një nga më të fortët me të cilët kam punuar në aspektin fizik”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit