Pochettino sulmon Premier League

4 Mars 2019
22:52
back button

Mauricio Pochettino ka kritikuar Premier League për mungesën e mbështetjes ndaj klubeve që luajnë në Europë. 

Pochettino është i inatosur me kalendarin dhe insiston se klubet e tjera kanë avantazhe të mëdha në Champions League. 

Trajneri i Tottenham pranon se e ka lënë në shtëpi Kieran Trippier pas tre ndeshjeve tepër të lodhshme radhazi. 

“Është një problem që duhet ta ndryshojmë në të ardhmen nëse duam që klubet angleze të jenë më të forta në kompeticionet evropiane.”

“Patjetër që do të mundohemi të japim më të mirën tonë, por nuk është diçka e bukur që ekipi kundërshtar ka 24 orë më shumë për t’u përgatitur, është një avantazh i madh.”

“Mendoj se kemi nevojë për ndihmën e FA, kemi nevojë për ndihmë nga Premier League. Nuk është e drejtë për lojtarët që të luajnë me këtë disavantazh të madh.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit