Pochettino: Të luftosh për dy kupa në Angli me një ekip të ri është e jashtëzakonshme

19 Mars 2024
9:02
Telesport
back button

Chelsea, pas suksesit 4-2 ndaj Leicester në çerekfinalet e FA Cup, u kualifikua mes 4 skuadrave më të mira dhe ka mundësinë të shkojë sërish në “Wembley”. Në stadiumin ikonë, londinezët humbën pak javë më parë finalen e Carabao Cup, por shanset për të luajtur një tjetër finale janë të mëdha.

Do të ishte fantastike nëse do të luanim sërish në një finale në Wembley. Unë mendoj se ky grup lojtarësh meriton një duartrokitje të madhe dhe po ashtu edhe stafi. Në rrethanat e fillimit të sezonit, të shkosh dy herë dhe të luftosh dy herë për kupa është e madhe”, tha Pochettino.

Kjo është magjia e FA CUp. Ne e meritojmë plotësisht të jemi në Wembley dhe tani do të kthehemi aty. Jemi në gjysmëfinale të FA Cup, kështu që do të shkojmë dy herë për momentin, por shpresoj se do të mund të shkoj tre herë, duke përfshirë finalen”, tha Mauricio Pochettino, trajneri i Chelsea.

Chelsea po përfiton nga pushimi për shkak të kombëtareve për të rikuperuar fizikisht dhe për t’u përgatitur për fazën e fundit të sezonit. “Besoj se duhet të gjejmë një ekuilibër kolektiv mes sulmit dhe mbrojtjes. Ka dy faza në futboll, një me top dhe një pa top. Dhe kur pësojmë një gol nuk është vetëm një çështje e portierit apo linjës mbrojtëse. Për momentin nuk mund ta gjejmë këtë ekuilibër”, tha trajneri argjentinas.

Kemi lojtarë të rinj që duhet të jenë më të pjekur dhe të kenë më shumë energji kur sulmojmë apo vrapojmë mbrapa. Ky është realiteti dhe kjo është arsyeja pse është e vështirë të gjesh konsistencë. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me kalimin e kohës dhe të gjejmë ekuilibrin në këtë aspekt”, tha Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit