PODKASTI VERSUS – “Theo dhe Leao ta nisin nga stoli, e kanë mendjen te flokët”

20 Shtator 2024
16:09
Telesport
back button

Një nga opinionet më pikante gjatë episodit 36 të podkastit Versus në Telesport ishte ai i gazetarit Denis Hakanaj për Milanin. Sipas tij, dy yje të “Djallit” nuk e meritojnë të jenë titullarë.

Duke iu referuar ndeshjes derbi me Interin këtë fundjavë, Denisi dha një sugjerim për trajnerin Fonseca: “Theo Hernandez dhe Leao e kanë mendjen te flokët, kështu që për momentin nuk duhet ta nisin si titullarë. Ata meritojnë ta nisin nga stoli. Leao mund të aktivizohet vetëm pas minutës së 60-të”.

Sipas Denisit, te Milani duhen ndryshime dhe duhet filluar nga ata që deri para pak javësh konsideroheshin të paprekshmit e kuqezinjve.

“Diferenca e Interit me Milanin është e madhe prej kohësh. Në sfidat direkte, Interi ka 14 gola, kurse Milani 2. Nuk kam ndonjë shpresë për kuqezinjtë në derbi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit