Pogba nuk e “ul hundën” për paratë e sheikëve, kërkon të luajë me ekip elitar në Europë

21 Nëntor 2024
8:34
Alfred Lleshi
back button

Që nga e premtja e kaluar, Paul Pogba nuk është më lojtar i Juventusit, pasi ka ndërprerë kontratën që më parë e lidhte me “Zonjën e Vjetër”. Mesfushori francez është në kërkim të një realiteti të ri, në të cilin do të kërkojë ringritjen.

Idetë e para dukej se mund ta çonin në vende jo europiane si Arabia Saudite apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dëshira e francezit të lindur më 1993 është të qëndrojë në një kampionat europian. Dhe mund të jetë kështu.

Sipas mediave në Francë, një zgjidhje optimale mund të jetë Olympique Marseille, me trajner italianin De Zerbi. Klub në të cilin luan një ish-shoku i skuadrës së Pogba, me të cilin ndau shumë momente të rëndësishme edhe në kombëtare, si Rabiot.

Më poshtë është deklarata e shkurtër zyrtare, me të cilën Juventusi komunikoi ndërprerjen e marrëdhënies me Pogba: “Juventus Football Club dhe Paul Pogba komunikojnë se kanë rënë dakord reciprokisht për përfundimin e kontratës së performancës sportive, duke filluar nga 30 nëntori 2024. Klubi i uron Paul gjithë të mirat në të ardhmen e tij profesionale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit