Pogba planifikon rikthimin e bujshëm, dëshmia sekrete mund të përmbysë gjithçka

7 Shtator 2024
12:38
Denis Hakanaj
back button

Prej disa kohësh jashtë fushës, pasi rezultoi pozitiv për doping, Paul Pogba muajt e fundit ka punuar i vetëm.

Ende në kontratë me bardhezinjtë, me pagë minimale, mesfushori pret vendimin përfundimtar në lidhje me apelimin për pezullimin 4-vjeçar.

Vendimi nga CAS i Lozanës për rastin Pogba pritet në javët në vijim.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, ditët e fundit futbollisti ka shkuar në gjykatë për të dhënë një dëshmi sekrete.

Nëse ankesa pranohet, ka mundësi që Pogba të kthehet në fushë.

Në fakt, ai mund të kthehet për të luajtur në Arabinë Saudite me sheikët të gatshëm për t’i ofruar një kontratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit