Pogba sheh dritën në fund të tunelit: Makthi mbaroi, mund t’i ndjek përsëri ëndrrat e mia

5 Tetor 2024
10:21
Alfred Lleshi
back button

Fillimisht mbërriti lajmi nga Anglia, më pas postimi që nisi numërimin mbrapsht dhe në fund shënimi i lojtarit, në pritje të komunikimit zyrtar nga gjykata (CAS i Lozanës), i planifikuar për fillimin e javës së ardhshme.

Paul Pogba do të kthehet në fushë më herët se 4 vitet e parashikuara fillimisht nga pezullimi që iu shqiptua, pasi doli pozitiv për testosterone në një test antidoping në gusht 2023. I pezulluar nga TNA më 11 shtator 2023, lojtari u dënua me 4 vite skualifikim më 1 mars 2024.

Është e vështirë në këtë moment të parashikohet se kur mund të rikthehet në fushë për ndeshjen e parë zyrtare, por sigurisht që do donte ta fillonte stërvitjen nën drejtimin e Thiago Motta, gjë e cila është e ndaluar për të skualifikuarit për doping.

Nuk ka vonuar dhe Pogba ka thyer heshjten, pas këtij lajmi vërtet shumë të mirë, që eviton mbylljen e karrierës: “Më në fund makthi mbaroi. Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, mezi pres ditën kur të mund të ndjek përsëri ëndrrat e mia.

Gjithmonë kam thënë se nuk kam shkelur kurrë me vetëdije rregullat e dopingut kur mora një suplement ushqimor, të përshkruar nga një mjek, i cili nuk ndikon apo përmirëson performancën e sportistëve.

Megjithëse duhet të pranoj se ky është një krim me përgjegjësi të rënda, dua të shpreh falënderimet e mia për gjyqtarin sportiv që dëgjoi shpjegimet e mia. Kjo ka qenë një kohë jashtëzakonisht shqetësuese në jetën time, pasi gjithçka për të cilën kam punuar aq shumë është lënë në pritje për t’u kthyer në fushë”.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll, këpucë sportive me taka dhe teksti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit