Pogba shtang Zidane, zbulon ekipin që dëshiron të transferohet

25 Qershor 2019
14:07
Eraldo Harlicaj
back button

Paul Pogba dëshiron rikthimin te Juventusi më shumë se sa të transferohet te Real Madridi. Mesfushori francez është një nga dëshirat e mëdha të trajneri Zinedine Zidane dhe palët kanë patur kontakte të avancuara. 

AS publikon lajmin se mesfushori francez dëshiron më shumë të rikthehet në Torino, pasi do që të luajë në një ekip me "përbindëshin" Cristiano Ronaldo. 

Reali ka shpenzuar shumë në merkato dhe Perez nuk do të bëjë çmendurira të tjera, por dëshira e Pogbasë i vë vulën. Kampioni i botës dëshiron të punojë me trajnerin Maurizio Sarri. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit