“Poker” skuadrash në krye të Euroleague, Panathinaikos humbet derbin grek, zhgënjen Real Madrid

9 Nëntor 2024
8:49
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e raundit të tetë të Euroleague në basketboll për meshkuj. Katër ekipe jant në krye të renditjes me nga 6 fitore: Barcelona, Fenerbahce, Zalgiris Kaunas dhe Bayern Munich.

Katalanasit fituan 91-68 ndaj Baskonia në derbin spanjoll, ndërsa Bayern fitoi 77-74 duelin e kreut me lituanezët e Zalgiris. Jashtë fushe fiton Fenerbahce, që mundi 77-73 francezët e Villeurbanne.

Zhgënjen Real Madrid që u mund 85-76 nga italianët e Armani Milano, ndërsa Olympiacos fitoi 94-89 derbin grek ndaj kampionëve në fuqi të Panathinaikos, në një ndeshje emocionuese.

Euroleague-Raundi i 8-të

Crvena Zvezda – Alba Berlin, 92-71

Armani Milano – Real Madrid, 85-76

Paris Basket – Partizan Beograd, 74-71

Bayern Munich – Zalgiris Kaunas, 77-74

Anadolu Efes – Monaco, 69-81

Villeurbanne – Fenerbahce, 73-77

Panathinaikos – Olympiacos, 89-94

Virtus Bologna – Maccabi Tel Aviv, 84-77

Barcelona – Baskonia Gasteiz, 91-68

Lajme të tjera

Lajmet e fundit