Polonia kërcënon me bojkot të Olimpiadës nëse IOC lejon rusët në “Paris 2024”

30 Mars 2023
13:06
Telesport
back button

Pas zërave se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të lejojë sportistët rusë e bjellorusë të luajnë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” reagimet kanë qenë të shumta. Polonia po mendon të bojkotojë këtë event olimpik në rast se kjo gjë ndodh dhe ai mund të mos jetë shteti i vetëm që e bën këtë veprim.

Marcin Pszydach, sekretari i shtetit të Polonisë, e konfirmoi idenë e bojkotimit të Olimpiadës, duke thënë: “Ky vendim është i mundshëm, por duhet marrë në një koalicion më të gjerë, jo të vetëm. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që sporti të jetë i lirë nga ndikimi rus

Një reagim i fortë ky i Polonisë, që mund të pasohet nga shumë shtete të tjera, që nuk e pëlqejnë vendimin e IOC për të lejuar rusët e bjellorusët të garojnë si neutralë. Gjithsesi, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar kohë për të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit