Porosia 40 mijë sterlina e Abramovich, ushqimi i preferuar i rusit udhëton nga Londra në Baku me avion privat

11 Prill 2022
16:04
Denis Hakanaj
back button

As llogaritë bankare të ngrira dhe problemet e Chelsea-t nuk e kanë frenuar dëshirën e Roman Abramovich për të porositur ushqim në shtëpi.

Asgjë e jashtëzakonshme, po të mos ishte për faktin se oligarku rus ndodhej në Baku, Azerbajxhan, dhe se ushqimi vinte nga… Londra.

The Sunday Times ka shkruar se pronari i Chelsea-t, i cili pritet ta shesë shumë shpejt klubin e Premier League, nuk i ka rezistuar ushqimit japonez i një prej restoranteve të tij të preferuar në qytetin anglez dhe se ka vendosur ta marrë në Baku me një avion privat duke shpenzuar plot 40 mijë sterlina.

Ka më shumë. Nga sa mësohet, Abramovich duket se ka bërë një porosi prej 1200 sterlinash që i janë shtuar shpenzimit për fluturimin.

Mbetet për t’u kuptuar në çfarë mënyrë ka shkuar ushqimi duke parë kohën e fluturimit. Në fakt, e përditshmja angleze ka llogaritur se udhëtimi ka zgjatur 5 orë e gjysmë nga Londra në Baku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit