Portugalia lëshon sfidën: Jemi gati, ky ekip është një miks mes përvojës dhe rinisë

18 Qershor 2024
9:06
Telesport
back button

Ne jemi gati”. Është ky mesazhi që ka përcjellë sot trajneri i kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, në prag të debutimit në Euro 2024. Sfida e parë do të jetë ajo që do të luhet sot në mbrëmje ndaj Republikës Çeke.

Kemi punuar që nga fillimi i kampit stërvitor për të mësuar koncepte të reja taktike: lojtarët e kanë bërë dhe janë të gjithë në formë. Por maksumimi i formësnuk ka ardhur ende”, tha më tej trajneri Martinez, që synon të mbyllë me sukses ciklin e një ekipi kombëtar kampionësh.

Kjo periudhë prej tre ndeshjesh në fazën e grupeve është e ndryshme. Skuadra është e përgatitur, por ende nuk është në nivelin maksimal, që mund të arrihet vetëm pas tri ndeshjeve të para”, u shpreh Roberto Martinez.

Ne e dimë cilësinë që kemi dhe kushtet që kemi për të bërë diçka të veçantë, por kjo varet nga aftësia jonë për të qëndruar konkurrues në çdo fazë të turneut. Ky ekip është një miks mes përvojës dhe rinisë dhe kjo na lejon të përballojmë vështirësitë së bashku“, tha Martinez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit