Portugalia, trajneri Martinez: Jemi gati për sfidën çerekfinale, një gjë u premtoj tifozëve

5 Korrik 2024
8:52
Telesport
back button

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, u shpreh se kombëtarja e tij është gati për  ndeshjen e some ndaj Francës, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024. “Të gjithë e dinë se si luajnë skuadrat e mëdha. E rëndësishme është ekzekutimi, talenti i lojtarëve tanë”, tha Martinez.

Mendoj se jemi gati. Këto janë çerekfinalet dhe do të jemi 100% të fokusuar. Jemi kritikë ndaj vetes, ne gjithmonë duam të përmirësohemi, por nuk kemi pse të ndryshojmë gjithçka nga një ndeshje në tjetrën”, tha më tej trajneri i kombëtares portugeze.

Kritikat tregojnë se sa me pasion njerëzit e ndjekin ekipin kombëtar dhe për këtë arsye besoj se kemi lojtarë shumë të rëndësishëm dhe një dhomë zhveshjeje konkurruese. Ata do të japin më të mirën e tyre, kjo është ajo që u premtoj tifozëve Ky është një moment kyç. Është një mundësi për të krijuar kujtime të përjetshme”, tha Martinez.

Euro 2016 është një kujtim që i përket së shkuarës, kjo gjeneratë ka ndjekur një rrugë tjetër, brezi aktual mund të motivojë të ardhmen”, tha Martinez, që në fund flet edhe për Cristiano Ronaldo: “Ai është një lojtar që ka fituar gjithçka dhe ka një sasi të madhe rekordesh, për sa i përket numrit të ndeshjeve dhe golave ​​me kombëtaren”.

Freskia që sjell është befasuese. Ai është shembull, dëshiron të fitojë dhe luajë çdo ditë. Kur keni një lojtar që punon shumë, që harron atë që ka bërë në të kaluarën, është një privilegj”, tha trajneri i Portugalisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit