Portugezi nuk heq dorë nga ëndrra e tij për të luajtur sërish me skuadrën e zemrës

10 Qershor 2024
8:41
Telesport
back button

Sulmuesi portugez Joao Felix, që sezonin e fundit luajti i huazuar te Barcelona, konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar në Katalonjë edhe në të ardhmen. Huazimi nga Atletico Madrid skadon më 30 qershor dhe palët nuk kanë vendosur ende për fatin e 24-vjeçarit.

Barcelona ka qenë gjithmonë klubi i fëmijërisë sime dhe unë dua të qëndroj atje, por është e qartë se kjo nuk varet nga unë. Unë dua të luaj aty për ta ndihmuar ekipin dhe për ta bërë këtë, unë duhet të jem më vendimtar në fushë. Aty ka një mjedis të mirë për të pasur sukses”, tha Joao Felix.

Skuadra katalanase e mbylli këtë sezon pa asnjë trofe, ndërsa Felix realizoi 7 gola në 30 ndeshje të aktivizuara. “Nuk patëm shumë fat. Nuk ishte një sezon i mrekullueshëm sepse në fund nuk fituam asgjë, edhe pse ishim atje. Ndoshta vitin tjetër, nëse unë qëndroj ende…”, tha portugezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit