Erling Haaland është emri i madh që ëndërron Barcelona si pasues të veteranit Robert Lewandowski. Presidenti Joan Laporta është admirues i yllit norvegjez.
Sipas gazetës “Sport”, Laporta e ka si objektiv primar lojtarin e Manchester City, pavarësisht vështirësive ekonomike të klubit katalanas.
Nico Williams mbetet po ashtu një synim i qartë i Barcelonës, por jo më i domosdoshëm se sulmuesi qenderor. Laporta e konsideron Haaland edhe si blerje strategjike, sepse ai sjell të ardhura nga marketingu.
Plani është për ta transferuar në vitin 2025 ose në vitin 2026. Raporti i katalanasve me agjenten e Haaland-it është i shkëlqyeshëm.