Povetkin provokon Fury: Eja të mbrosh titullin kampion në Moskë

24 Shtator 2020
8:54
Telesport
back button

Boksieri rus Alexander Povetkin, kampioni i përkohshëm i botës në kategorinë WBC, pas triumfit ndaj Dillian Whyte ka ftuar në duel kampionin e botës së këtij Divizioni, Tyson Fury. Jo vetëm kaq, por Povetkin ka provokuar Fury, duke e ftuar të duelojnë mes tyre në stadiumin “Luzhniki”, në Moskë.

Për momentin kjo sfidë duket pak e vështirë të realizohet, pasi më 21 nëntor Povetkin do të zhvillojë revanshin ndaj Dillian Whyte në Londër. Gjithsesi, ai ëndërron një duel ndaj Fury. “Ne po punojmë për ta realizuar këtë sfidë”, tha menaxheri i Povetkin.

Ndërsa vetë boksieri rus, tha: “Dueli për titullin kampion është eventi më i madh për çdo boksier. Fury thotë që është i pamposhtur. E ftoj të duelojmë së bashku në Luzhniki, përballë 80 mijë tifozëve. Unë dua të boksoj ndaj tim, ta mund. Unë dueloj me më të mirët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit