Pozitiv me koronavirus bashkë me të birin, Maldini thyen heshtjen me mesazhin e tij (VIDEO)

23 Mars 2020
21:44
back button

Me një video të postuar në adresën zyrtare në Instagram, drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, ka folur për gjendjen e tij dhe të birit Daniel, pasi kanë rezultuar të dy pozitivë me CODIV-19: “Me këtë video do të doja të falënderoja të gjitha ata persona që, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mesazheve, na kanë përcjellë dashurinë dhe shqetësimin e tyre për shëndetin tim dhe të tim biri”.

“Ne jemi shumë mirë, besoj se duhet ta heqim qafe këtë virus brenda një jave. Faleminderit për mbështetjen. Dua të falënderoj gjithë doktorët, infermierët dhe këdo që po merr pjesë dhe është mobilizuar në këtë emergjencë me profesionalizëm të lartë dhe guxim”.

“Edhe njëherë, si gjithmonë, na bëri të ndihemi krenarë që jemi italianë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit