Gruaja e i shpëtoi jetën vogëlushit Theo, djalit të dytë të kapitenit të Interit, të lindur një vit më parë. Agustina Gandolfo ka arritur të parandalojë që i vogli të shtypej nga pasqyra me të cilën po luante.
Një ndërhyrje providenciale, që shpëtoi foshnjën Martinez nga një aksident i mundshëm në familje. Ka qenë gruaja e “Toro”, ajo që ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një “film” të shkurtër të kapur nga kamerat survejuese, që janë pjesë e sistemit mbrojtës të banesës së familjes.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale nga gruaja e Lautaro Martinez, mund të shihni fëmijën duke iu afruar një pasqyre të madhe, të mbështetur pas një muri. Pastaj luan me të, duke e tërhequr pak drejt vetes.
Objekti lëkundet dhe është gati të përplaset me Theo. Me një kërcim të jashtëzakonshëm, Agustina Gandolfo arrin ta mbrojë të voglin e saj, duke e tërhequr zvarrë në fraksion sekonde, para se të ndodhte më e keqja. “Theo më dha një atak në zemër”, – shkroi ajo në mbishkrimin e Lautaro Martinez.
Theo është djali i dytë i Lautaro Martinez dhe Agustina Gandolfo, i cili fiku qiriun e tij të parë më 7 gusht. Me këtë rast u organizua një festë me tullumbace të kaltër e bardhë, si ngjyrat e kombëtares argjentinase. Çifti ka edhe një vajzë tjetër, Nina, e lindur në vitin 2021.