“Ishte një sezon interesant nga shumë këndvështrime. Interi dominoi dhe e meritoi titullin, kishte vazhdimësi, mentalitet, aftësi për të ruajtur ekuilibrin në momente të caktuara të sezonit. Kupat e Evropës sollën mjaft zhgënjime për ekipet italiane”. Ky është vlerësimi i fundsezonit i Cesare Prandelli, ish-trajneri i Fiorentinës, Verona, Atalanta dhe i kombëtares axurre.
A mund ta ëndërrojë Atalanta titullin?
Nuk është e pamundur, por duhet të kuptojmë tregun e saj të verës dhe çfarë do të ndodhë me dy ose tre emra të mëdhenj. Nëse e mbajnë skuadrën të paprekur edhe për një vit, mendoj se Atalanta mund të mendojë vërtet për të fituar titullin, për të rivalizuar Interin.
Si ju duken lëvizjet në pankinën e Milanit?
Për mua ata bënë një gjë të tmerrshme duke larguar Stefano Piolin. Në 5 vite ai ka treguar se ka seriozitet, aftësi, fitoi një titull kampioni. Sezonin e fundit pati shumë lëndime dhe probleme fizike me lojtarët. Po të isha unë drejtues i Milanit, patjetër që do ta kisha mbajtur Piolin.