Prandelli parashikon fituesin e mundshëm të Serie A: “Janë më të përgatitur”

23 Tetor 2024
17:03
Telesport
back button

Cesare Prandelli mendon se Interi dhe Napoli janë favoritët për titullin kampion në Serie A këtë sezon. Ish-trajneri i Italisë ka dhënë argumente të zgjeruara për këtë parashikim.

Deri tani, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte është kryesues në tabelën e klasifikimit. Një gjë e pritshme, sepse napoletanët shpenzuan 100 milionë euro në merkaton e verës dhe morën një trajner fitues.

“Kur ke ndikim në tregun e transferimeve, tregon shumë për ecurinë tënde”, ka thënë Prandelli për teknikun Conte dhe Napolin e tij.

“Një trajneri zakonisht i duhen dy ose tre muaj për të lënë gjurmë, por Napoli ka një avantazh: ka ruajtur strukturën. Kjo ia lehtëson punën trajnerit”.

“Edhe Juventusin e shoh favorit, por jo aq sa Interi dhe Napoli. Skuadra bardhezi duhet të mësohet me një stil të ri loje. Interi është më i përgatitur. Zikaltrit kanë një aftësi më të mirë për të lexuar ndeshjet dhe më shumë opsione nga stoli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit