Prandelli tregon ku i “pikon çatia” Milanit: I mungon referenca në drejtim, një lloj Galliani…

19 Tetor 2024
13:36
Alfred Lleshi
back button

Cesare Prandelli, duke folur për “Radio Deejay”, analizoi ecurinë e futbollit dhe kampionatit italian: “Pak njerëz e kuptojnë futbollin intelektual, ndoshta vetëm ata që e bëjnë atë. Duhet të kthehemi te futbolli figurativ, që dashurohesh me të, ku nuk vlen më shumë sistemi i lojës se sa futbollisti”.

Ndonjë trajner që jep shpresë…
Thiago Motta, sepse nuk është fanatik i sistemit të lojës. Ai zë hapësirë ​​dhe krijon epërsi numerike, por jo në mënyrë sistematike dhe të përsëritur. Në nivelin teknik përmirësohesh me të, por Motta nuk është aq fanatik dhe i ngurtë.

Ju e keni lançuar Vlahovicin, i cili kritikohet se luan pak me ekipin…
Sulmuesi duhet të finalizojë. Nëse kthehet pas për të ndihmuar ekipin, atëherë kush do të jetë në zonën e rreptësisë së kundërshtarit? Mesfushorët?

Fonseca duket në vështirësi te Milani…
Unë nuk e di dinamikën e brendshme te kuqezinjtë, lexoj dhe vëzhgoj ato që thuhen. Më duket se mungon referenca në drejtim, një lloj Galliani që di si dilet nga situatat e vështira. Drejtuesi i vërtetë duhet të jetë pranë skuadrës.

A keni në plan të ktheheni në fushat e blerta?
Jo, nuk ka kthim për të qenë trajner. Ndoshta ideja për të krijuar një grup trajnerësh në një klub, duke vepruar si menaxher teknik, po. Më pëlqen ta ndihmoj lëvizjen teknike të rritet, por pa qenë përgjegjës për ekipin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit