Pranon krimin, rrezikon sulmuesi i Chelseas

21 Janar 2019
21:00
back button

Sulmuesi i Chelseas, Oliver Giroud mund të humbasë patentën, pasi është vetëshpallur fajtor për tejkalim të shpejtësisë teksa ishte në drejtim të mjetit të tij, Bentley. Për sulmuesin, drejtimi i automjetit është tashmë një problem konstant.

Në fakt, kjo është shkelja e tij e katërt në më pak se një vit. Futbollisti 32-vjeçar, që verën e vitit të kaluar ngriti në qiellin e Rusisë trofeun e Kupës së Botës me Francën e tij, në muajin maj ka tejkaluar shpejtësinë në segmentin North Circular në Willesden, pjesa veri-perëndimore e Londrës.

Ish-ylli i Arsenal u pranoi krimin dhe u vetëdeklarua fajtor para trupës gjykuese në Willesden, që e dëgjoi këtë të hënë. Një shkelje që rrezikon t’i heqë francezit pikë të tjera nga patenta. Nigel McNeil, magjistrati që u angazhua me çështjen futbollistit të Chelseas, konfirmoi se për Giroud ekziston rreziku që t’i sekuestrohet patenta.

“Ky krim ndëshkohet me heqjen e tri pikëve nga patenta, prej të cilës mund të hiqen edhe tre pikë të tjera. Gjithsesi, kjo është në diskrecionin e komisionit që do të vendosë ë datë 19 shkurt, nëse do të pezullojë patentën francezit Giroud”, deklaroi McNeil.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit