Prapaskena e bujshme e merkatos; Jurgen Klopp tentoi yllin e Real Madridit për 100 milionë euro

13 Shtator 2022
13:17
Alfred Lleshi
back button

Federico Valverde, me golin e mrekullueshëm që shënoi në fitoren 4-1 të Real Madridit ndaj Mallorca, ka treguar edhe një herë pse Carlo Ancelotti e ka konsideruar atë një yll të madh, që nga fundi i sezonit të kaluar.

Rritja eksponenciale e mesfushorit uruguajan nuk ka kaluar pa u vënë re nga emrat e mëdhenj të Evropës. Sipas raportimeve të “AS”, një nga skuadrat kryesore, më e interesuara për Valverde është Liverpool i Klopp (i cili më pas mbylli merkaton, duke huazuar Arthur nga Juventusi).

Po flasim pikërisht për skuadrën kundër së cilës 24-vjeçari dha asistin vendimtar për golin e Vinicius Junior në finalen e Ligës së Kampionëve të fundit, të fituar nga “Los Blancos” 1-0.

Në dy ditët e fundit të merkatos së transferimeve, “Reds” janë përpjekur me çdo mënyrë për të nënshkruar me Valverde, duke ofruar deri 100 milionë euro.

Nëse operacioni në fjalë do të kishte kaluar, do të ishte shitja e dytë më e madhe nga pikëpamja ekonomike, pas asaj të Ronaldos te Juventusi në verën e vitit 2018.

Pavarësisht kësaj, Real Madridi e ka refuzuar pa hezitim ofertën eventuale, duke marrë parasysh faktin se 24-vjeçari nuk do të shitet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit