Prapaskena e shkarkimit të Xavi Hernandez! Trajneri nuk donte fare takim, Laporta nuk iu përgjigj fillimisht. Zgjedhja e Flick pas takimit me Deco: ja si e bindi

24 Maj 2024
19:42
Telesport
back button

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka njoftuar pasditen e sotme Xavi Hernandez se nuk do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të parë në sezonin 2024/25. Barcelona nuk do të ketë Xavin në krye të ekipit sezonin e ardhshëm, pas pesë muajsh pasigurie për të ardhmen e tij.

Një muaj pas ditës kur e ardhmja e Xavit u ratifikua për vitin e fundit të kontratës së tij, ata i kanë thënë atij se ai nuk është në planet e tyre për sezonin e ri. Është vet faqja zyrtare e klubit katalunas që ka njoftuar shkarkimin e Xavit.

“Xavi Hernandez nuk do të jetë më trajner në fund të sezonit. Në një takim që u zhvillua në Ciutat Esportiva Joan Gamper, presidenti Joan Laporta informoi Xavi Hernandez se ai nuk do të vazhdojë si trajner i ekipit të parë në sezonin 2024-25”, thuhet në njoftim.

Në takimin e zhvilluar në Ciutat Esportiva Joan Gamper të pranishëm ishin nënkryetari sportiv Rafa Yuste dhe drejtori sportiv, Deco, si dhe ndihmësit e Xavit, Oscar Hernandez dhe Sergio Alegre.

Xavi Hernández do të drejtojë ndeshjen e tij të fundit si trajner i ekipit të parë këtë të diel në Sevilla, ndërsa në ditët në vijim, Barcelona do të informojë për strukturën e re të ekipit të parë”

Prapaskena – Xavi nuk kërkoi një takim, ai dërgoi një mesazh whatsapp Laportas këtë mëngjes duke e pyetur nëse ishte jashtë. Laporta nuk iu përgjigj mesazhit dhe e gjeti trajnerin në zyrat e klubit. Takimi u zhvillua mes: Laporta, Xavi, Deco, Yuste dhe Oscar Hernandez. Laporta i tha Xavit se vendimi është marrë dje pasdite.

Po sot ka ardhur edhe mesazhi i talentit Yamal, i debutuar pikerisht nga Xavi Hernandez. “Faleminderit që më keni besuar gjithmonë. Ka qenë kënaqësi të mësova dhe punoja me ju, zotëri. Përgjithmonë një Legjendë Culé. Paç fat!!!”

Flick po vjen – Sakaq, gati ardhja e Hansi Flick, trajneri gjerman pret tani zyrtarizimin pasi akordi per kontraten 2 vite eshte arritur dhe Laporta eshte entuziast. Ne takimin me Deco, Hansi Flick mendon se Barcelona është një vend i mrekullueshëm për të qenë dhe klubi është absolutisht super top.

Ai dëshiron të rikthejë një atmosferë pozitive në dhomën e zhveshjes së Barcelonës dhe dëshiron të bëjë diçka historike. Ai beson se Barcelona ka lojtarë me cilësi dhe potencial të madh duke përfshirë të gjithë lojtarët e rinj të La Masia.

Toni Tapalovic dhe Marcus Sorg do të jenë ndihmës trajnerët e Hansi Flick në Barcelonë. Hansi Flick dëshiron të llogarisë serish sulmin te  Robert Lewandowski.

Barcelonës i pëlqeu qëndrimi që tregoi Hansi Flick ndërsa gjërat përparuan. Edhe Deco e pëlqeu shumë. Klubi vlerëson përvojën e tij dhe se ai drejtoi një ekip të lartë si Bayern Munich. Ai ka personalitet dhe rregulla. Ai mund të menaxhojë personalitete të mëdha në dhomën e zhveshjes dhe i jep përparësi disiplinës. Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe agjenti i tij Pini Zahavi, duke pasur marrëdhënie të mira me presidentin Joan Laporta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit