Prapaskena: ja pse mamaja e Mbappe është gruaja më e fuqishme në botën e futbollit

23 Mars 2024
21:30
Denis Hakanaj
back button

Prania e nënës në jetën e fëmijës së saj është një fakt shumë i dukshëm dhe i natyrshëm.

Por kur djali quhet Kylian Mbappe dhe nëna ka karakterin e fortë dhe të rëndë të një ish-volejbollisteje, ecila di shumë për sportin dhe personalitetin, atëherë përballemi me Fayza Lamarin, gruan më të frikshme nga të gjithë në një botë që dominohet nga meshkujt.

Flitet se krahasuar me të, nëna po aq e rëndësishme e Adrien Rabiot, Veronique, nuk është asgjë.

Pasi mposhtën Gjibraltarin 0-3 në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian, lojtarët francezë janë larguar nga stadiumi i Algarve.

Por të gjithë kanë ndaluar në të njëjtin vend: para se të hipin në autobusin që do t’i çonte në hotel, ata kanë ndaluar për t’u përshëndetur me dikë, siç lexohet në faqen madrilene Relevo në një artikull mbi gruan që luan një rol vendimtar në jetën e një prej futbollistëve më të mirë në botë.

Zonja e buzëqeshur në atë cep – përballë së cilës u ndalën të gjithë lojtarët e kombëtares njëri pas tjetrit – është me të vërtetë ajo, Fayza Lamari, nëna e Kylian Mbappe-së.

Kushdo që dëshiron të marrë diçka nga Kylian me siguri do të flasë fillimisht me atë. Kjo 49-vjeçare, me origjinë algjeriane, prej disa vitesh është mbështetëse e tij, por mbi të gjitha është menaxherja e tij.

Në fakt, që kur djali i saj u bë yll ndërkombëtar i futbollit, Fayza e ka ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të tij, fillimisht nga ana e imazhit dhe komunikimit dhe kjo nuk është gjë e vogël.

Dhe është ajo që ngre menjëherë dorën në mbrojtje të djalit të saj sa herë që i lind nevoja, duke mos harruar origjinën e saj, qytetin ku rriti fëmijët e saj, mjedisin që i lejonte të merrnin frymë.

Dhe është gjithmonë ajo që ka luajtur një rol thelbësor në negociatat e Mbappe me Real Madridin, edhe nëpërmjet agjencisë së re që krijoi për të përfaqësuar fillimisht dy djemtë e saj (përveç Kylian edhe Ethan), të dy futbollistë profesionistë, por pa e fshehur dëshirën për t’u kujdesur për interesat e lojtarëve të tjerë.

Prej këtu mund të ketë ardhur ndoshta edhe përkulja e lojtarëve të kombëtares franceze përballë kësaj zonje të futbollit: ka gjithmonë një arsye pas gjithçkaje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit