Prapaskena!!! “Largimi i Jurgen Klopp shkaktoi një tërmet të fortë te Liverpool, nuk e prisnim”

9 Gusht 2024
11:17
Telesport
back button

Nëntë vjet nuk janë si nëntë ditë dhe trashëgimia që trajneri holandez Arne Slot ka trashëguar nga Jürgen Klopp te Liverpool është e rëndë. Në një intervistë për BBC, Billy Hogan, shefi ekzekutiv i “reds”,  u shpreh se vendimi i papritur i gjermanit për t’u larguar nga klubi ishte një tërmet ë shkuli nga themelet Liverpool.

Deklarata e Klopp erdhi në fund të janarit dhe që nga ajo periudhë klubi i “Anfield” nisi të mendojë për një fillim të ri. “Natyrisht që largimi i Jurgen Klopp i ka dhënë Liverpool mundësinë për të rinisur nga e para dhe mundësinë që të eksporlojë alternative të reja të punës”, tha Hogan.

Por, nga ana tjetër, njoftimi ishte një tërmet i vërtetë për Liverpool, nuk e prisnim. Klopp ishte absolutisht i sigurt për atë që po bënte, duke e lënë ekipin në një pozitë më të mirë se sa e gjeti. Koha e shpalljes na lejoi ta zhvillonim procesin në një mënyrë të menduar dhe racionale”, u shpreh më tej Hogan.

Debutimi i Liverpool në Premier League do të jetë në fushën e Ipswich Town, më 17 gusht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit