Sulmuesi maroken Brahim Diaz ka qenë në listën e lojtarëve që mund të përfundonte te PSG në merkaton e janarit. Lajmin e ka zbuluar sot “Relevo”.
Ka qenë trajneri Luis Enrique ai që ka kërkuar 25-vjeçarin që luan me Real Madrid, pasi e admiron mjaft marokenin, lojën dhe cilësitë e tij.
Gjithsesi, Diaz ka refuzuar transferimin në Paris, pasi dëshiron të tregojë veten te skuadra “los blancos”. Edhe pse nuk është titullar, ai gjithnjë ka qenë vendimatr me golat e tij.