PRAPASKENA: Unted provoi mbrojtësin e Juventusit, italianët refuzuan ofertën

19 Tetor 2019
11:59
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United tentoi të afronte në skuadër mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral, para blerjes së Harry Maguire. Ekipi i “Djajve të kuq” ofroi vetëm 27 milionë euro për turkun, ndërsa një ofertë e tillë u refuzua nga italianët.

Drejtuesit anglezë të gjendur në emergjencë vendosën më pas që të futeshin në aksion për Harry Maguire dhe paguan 80 milionë paund duke e kthyer në mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë. 

Përgjigjja negative e Juventusit për 21-vjeçarin bëri që United të shpenzonte shumë më shumë për mbrojtjen. Juvja i ka idetë e qarta, pasi nga sezoni i ardhshëm Demiral mund të jetë partneri ideal i De Ligt në qendër, pasi Chiellini mbush 35 vjeç, ndërsa Leonardo Bonucci 33. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit