Prapaskenat e rinovimit të Lautaro Martinez. Kontrata 5-vjeçare me vlerë 100 milionë euro bruto, detajet

13 Gusht 2024
10:25
Alfred Lleshi
back button

Lajmi ka ardhur pasditen e djeshme. Lautaro Martinez dhe Inter do të vazhdojnë bashkë. Sulmuesi argjentinas ka rinovuar kontratën e tij me klubin zikaltër deri në vitin 2029. Një njoftim i bërë dje nga klubi kampion i Serie A: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez. Sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2029”.

Fjalët e Lautaro – Rinovim i shoqëruar më pas me një intervistë të gjatë në kanalet zyrtare: “Rinovimi do të thotë shumë për mua, jam krenar dhe mirënjohës. Falënderoj drejtuesit dhe klubin. Pas gjashtë vitesh, të jem këtu do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam shumë i lumtur dhe me të vërtetë dua të luftoj për të fituar sërish për tifozët, që na kanë mbështetur gjithmonë e në çdo kohë”.

100 milionë euro bruto – Edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport” bën një pasqyrë të situatës në lidhje me kontratën e tij të re. Në fakt, “Toro” ka nënshkruar rinovim 5-vjeçar, teksa do të marrë një pagë prej 9 milionë euro neto në sezon, plus një bonus. Po flasim për një shifër vërtet të rëndësishme për arkat e zikaltërve dhe që shkon në rreth 100 milionë euro në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit