“Preferoj kanalin e fëmijëve para City-t”, Henderson: Shpresoj te një favor për titullin

18 Maj 2022
20:28
Denis Hakanaj
back button

Manchester City kryeson Premier League me vetëm një pikë avantazh ndaj Liverpool-it dhe titulli do të vendoset në javën e fundit të kampionatit që do të zhvillohen këtë fundjavë.

Kapiteni i Të Kuqve, Jordan Henderson, e ka ndezur luftën për titull me deklaratat që ka bërë në një intervistë të dhënë për Sky Sport UK:

“Nuk e shikoj Manchester City-n, disa të skuadrës e shikojnë, por mënyra si luajnë ata nuk është shumë e bukur për t’u parë”, ka thënë Henderson.

“Kështu që zgjedh të shikoj kanalin e fëmijëve, është më tërheqës”, ka shtuar kapiteni i skuadrës së Jurgen Klopp duke qeshur.

“Manchester City nuk humb kurrë pikë. Gerrard? Shpresojmë të na bëjë një favor. Mund t’i bëj një telefonatë”, ka thënë Henderson.

Manchester City do të presë në shtëpi Aston Villa-n në javën e fundit të kampionat, skuadër që drejtohet nga ish-kapiteni legjendar i Liverpool-it, Steven Gerrad. Të Kuqtë do të luajnë në Anfield kundër Wolves.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit