Prekje me dorë brenda zone, revoltohet Juventusi! Arbitri nuk shkon as në VAR (VIDEO)

6 Mars 2021
21:19
Telesport
back button

Në minutën e 24 të ndeshjes mes Juventusit dhe Lazios, skuadra bardhezi me të drejtë ka kërkuar një penallti për prekje me dorë nga ana e Hoedt brenda zone…

Në fakt, topi fillimisht devijohet dhe pastaj bie te dora e mbrojtësit të Lazios që pengon kështu kalimin e tij në zonë, teksa ndodhej Chiesa aty pranë.

Për arbitrin asnjë penallti, ashtu sikurse edhe nuk shkon ta shohë në VAR, edhe pse Morata me shokë kërkuan me zë të lartë që të shkonte ta shihte përsëri në ekranin e VAR.

Arbitri Massa u duk i vendosur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit