Premier League afër një rekordi të jashtëzakonshëm: java e fundit vendimtare

18 Maj 2024
16:52
Denis Hakanaj
back button

Sezoni 2023/2024 mund të hyjë në historinë e Premier League. Probabiliteti që të thyhet rekordi i përgjithshëm i golave ​​të shënuar është i lartë.

Në fakt, kanë mbetur dhjetë ndeshje për të luajtur në javën e fundit, të cilat do të vendosin se kush mes Manchester City dhe Arsenal do të fitojë titullin e kampionit të Anglisë dhe tashmë janë shënuar 1209 gola: mesatarisht 3.27 për ndeshje.

Prandaj jemi 14 gola larg tejkalimit të pragut prej 1222 golave, rekord i vendosur në atë që ishte sezoni inaugurues i Premier League (1992/1993).

Në atë kohë, 22 skuadra morën pjesë në kampionat në vend të 20 ekipeve ​​aktuale. Numri më i ulët i golave ​​të shënuar në javën e fundit të kampionatit anglez, 21, u regjistrua në sezonin 1997/1998.

Ndërkohë, Haaland po garon drejt Këpucës së Artë të dytë në Premier. Me 27 gola, 5 më shumë se Cole Palmer i Chelseat, ai është një hap larg triumfit individual, të hipotekuar të martën e kaluar me dygolëshin ndaj Tottenhamit.

Gola me peshë që kanë afruar Cityn drejt triumfit final, të cilin djemtë e Guardiola-s do ta merrnin pa pasur nevojë të bëjnë llogaritë duke mundur West Hamin në Emirates Stadium. Arsenali do të presë në shtëpi Everton-in.

Një fitore do t’i jepte Manchester Cityt titullin e katërt radhazi në Premier League, një tjetër rekord duke parë se asnjë skuadër nuk ka arritur të fitojë 4 kampionate radhazi në Premier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit