Premier League: Dështim total nga Man. United! Fiton Chelsea, bie Tottenham

27 Tetor 2024
17:04
Telesport
back button

Turpi te Manchester United nuk ka fund. Trajneri Erik ten Hag dhe skuadra e tij dështuan edhe sot për të fituar në Premier League, duke humbur 2-1 përballë West Ham në transfertë.

Summerville dhe Bowen J. “anuluan” golin e shënuar nga mesfushori Casemiro, duke i dhënë një fitore të madhe ekipit vendës në kampionatin anglez, që lë shije shumë të hidhur për “Djajtë e kuq”, sepse goli i disfatës u shënua në minutat e fundit të takimit.

Në ndeshjet e tjera të pasdites angleze, Chelsea fitoi 2-1 me Newcastle, kurse Tottenham humbi 1-0 në fushën e Crystal Palace. Premier League, sidoqoftë, gjithmonë bind me lojë dhe spektakël!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit